“𝗚𝗿𝘂𝗮𝗷𝗮 𝗲 𝘁𝗶𝗷 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗱𝗶𝗮𝗴𝗻𝗼𝘀𝘁𝗶𝗸𝘂𝗮 ….”, 𝘇𝗯𝘂𝗹𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗮𝗿𝘀𝘆𝗲𝗷𝗮 𝗲 𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀 𝘀ë 𝗠𝗲𝗵𝗮𝗷𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁


Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu, për Dukagjini.

Armend Mehaj të martën ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes.

Ejup Maqedonci e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, të martën gjatë një ceremonie të dorëzim-pranimit.

Post a Comment

Previous Post Next Post